Kosova e kërkon fitoren e dytë sonte - Gazeta Express
string(36) "kosova-e-kerkon-fitoren-e-dyte-sonte"

Basketboll

Gazeta Express

26/07/2023 10:44

Kosova e kërkon fitoren e dytë sonte

Basketboll

Gazeta Express

26/07/2023 10:44

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta kërkojë sonte fitoren e dytë në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025.

“Dardanët” kanë stërvitur mbrëmë në “Arena Naestved”, aty ku sonte do të kenë punë me Danimarkën vendëse.

Lexo Edhe:

Ky takim do të zhvillohet nga ora 18:00 dhe do të jetë një mundësi edhe për bashkatdhetarët të shkojnë në palestër për t’i përkrahur Verdhekaltrit, shkruan “Gazeta Express”.

Stërvitja e Dardan Berishës me shokë ka shkuar sipas planit dhe të gjithë lojtarët po e japin maksimumin, ndërsa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë.

Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm.

Dardanët kanë stërvitur sot në mëngjes dhe më pas në mbrëmje do të përballen me danezët.

Loja Danimarkë – Kosovë luhet në kuadër të rrethit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Kosova e ka mundur Zvicrën 76:49, ndërsa Danimarka e mposhti në udhëtim Zvicrën 46:60.

Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, Kosova më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës. /Gazeta Express/