Ka mbetur vetëm një vend në kualifikimet e FIBA EuroBasket 2025, pasi Bullgaria dhe Sllovakia i siguruan biletat e tyre të mërkurën.
Bileta finale do të vendoset të shtunën në Prizren, pasi Kosova e pret Danimarkën në Grupin H.
Të kryesuar nga ylli i tyre Iffe Lundberg, danezët i kanë fituar të tria ndeshjet e tyre, duke e përfshirë edhe duelin me Kosovën, në shtëpi në Danimarkë, 82-75, shkruan faqja e FIBA-s.
Danezët i kanë tri fitore, ndërsa Kosova dy fitore e një humbje, me Zvicrën që është eliminuar pasi i humbi katër ndeshje.
Tashmë Dardanët duhet t’i përmbysin danezët në shtëpi.
32 kombëtare do të marrin pjesë në kualifikime dhe 24 do t’i vazhdojnë garat në Evropian.
Eurobasket 2025 do të mbahet në Letoni, Qipro, Finlandë dhe Poloni.
Kualifikimi
– Danimarka do të kualifikohej me një fitore ose një humbje me 6 pikë më pak;
– Kosova do të kualifikohej me një fitore prej 7 pikësh e më shumë.
Lista e shteteve në kualifikueset e FIBA EuroBasket 2025: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina.