Kosova asgjëson 35 mijë e 170 kilogramë peshk pas vendimit të Gjykatës - Gazeta Express
string(70) "kosova-asgjeson-35-mije-e-170-kilograme-peshk-pas-vendimit-te-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 16:06

Kosova asgjëson 35 mijë e 170 kilogramë peshk pas vendimit të Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 16:06

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës përmes një njoftimi për media në faqen e tyre në ‘facebook’ kanë njoftuar se kanë filluar zbatimin e vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e peshkut që shkon në vlerën e 35 mijë e 170 kilogramëve.

“Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë”, thuhet në njoftim.

Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680.