Korrenspondenti i FAZ për Ballkanin thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë - Gazeta Express
string(75) "korrenspondenti-i-faz-thote-se-titulli-per-albin-kurtin-nuk-eshte-i-vertete"

Korrenspondenti i FAZ për Ballkanin thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 11:12

Korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka nxituar të reagojë pas publikimit të një fotografie, që është paraqitur si artikull i kësaj gazete në vitin 1998, e që titullohet: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.

Martens ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane dhe e ka cilësuar si lajm të rremë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, thuhet në reagimin e Martens në Twitter.