Koronavirusi vret të moshuarën, 34 numri i të vdekurve në Shqipëri - Gazeta Express
string(65) "koronavirusi-vret-te-moshuaren-34-numri-i-te-vdekurve-ne-shqiperi"

Koronavirusi vret të moshuarën, 34 numri i të vdekurve në Shqipëri

Gazeta Express

05/06/2020 22:54

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar këtë mbrëmje se ka ndërruar jetë në spitalin Covid një pacient i prekur nga koronavirusi.

Një 85 vjeçare ndërroi jetë për shkak të covid, por edhe një sërë sëmundjesh të tjera shoqëruese, duke e çuar kësisoj në 34 numrin e jetëve që koronavirusi ka marrë në Shqipëri.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI:

COVID19, Ministria e Shëndetësisë

Ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.