“Koronavirusi mund t’i japë fund transferimeve marramendëse në futboll” - Gazeta Express
string(68) "koronavirusi-mund-ti-jape-fund-transferimeve-marramendese-ne-futboll"

“Koronavirusi mund t’i japë fund transferimeve marramendëse në futboll”

Gazeta Express

05/04/2020 23:00

A do të ndryshojë gjithçka në futboll për shkak të koronavirusit?

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, pret që po. Ai beson se do të ketë ulje të konsiderueshme të çmimeve të transferimeve të futbollistëve pas pandemisë koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marrëveshjet me vlerë mbi 100 milionë euro kanë qenë të zakonshme në katër vitet e fundit, me Neymar që u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur ai iu bashkua Paris Saint-Germainit për 222 milionë euro.

“Edhe pse është e vështirë për të parashikuar, është e qartë se do të ketë ndryshime. Unë jam dakord me supozimin e Uli Hoeness që çmimi i transferimeve do të ulet. Kjo është thjesht logjike”, tha Hainer.

“Kur të ardhurat zvogëlohen, ka më pak para në qarkullim. Dhe natyrisht se kriza e koronavirusit do të vërehet edhe në jetën e përditshme të njerëzve”. /Gazeta Express/