Koronavirusi e përcakton të ardhmen e Mbappes dhe Neymarit - Gazeta Express
string(58) "koronavirusi-e-percakton-te-ardhmen-e-mbappes-dhe-neymarit"

Koronavirusi e përcakton të ardhmen e Mbappes dhe Neymarit

Gazeta Express

06/04/2020 10:22

Kylian Mbappe dhe Neymar pritet të qëndrojnë në Paris Saint-Germain të paktën edhe sezonin e ardhshëm, për shkak të krizës që pandemia koronavirus e ka shkaktuar në botën e futbollit.

Ndikimi i Covid-19 në futboll i ka ndryshuar gjërat dhe do t’i prekë planet e klubeve për transferimin e lojtarëve. Por duket se PSG-ja do të përfitojë nga kjo, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazeta e përditshme franeze L’Equipe raporton se as Neymar e as Mbappe nuk do të largohen nga Parc des Princes në muajt e ardhshme.

Kjo për shkak të krizës financiare me të cilën do të përballen klubet dhe për faktin se ky sezon, i ndërprerë shkaku i pandemisë, do të luhet në muajt qershor, korrik dhe gusht.

PSG-ja është e bindur se Mbappe do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, derisa Neymar mund të largohet edhe pse duket e pamundur.

Braziliani ka arritur në një pikë kur ka të drejtë ta ndërpresë kontratën, por vetëm nëse PSG-së i paguhen 180 milionë euro.

Megjithatë, një figurë kaq e lartë në këtë krizë është vështirë e pagueshme. /Gazeta Express/