Kori Siparantum rikthehet me koncerte në Kosovë - Gazeta Express
string(47) "kori-siparantum-rikthehet-me-koncerte-ne-kosove"

Arte

Gazeta Express

07/06/2024 14:21

Kori Siparantum rikthehet me koncerte në Kosovë

Arte

Gazeta Express

07/06/2024 14:21

Pas paraqitjeve të suksesshme në skena të njohura botërore, në SHBA, Belgjikë, Suedi, Austri dhe Poloni, Kori Siparantum është rikthyer në vendlindje për të prezantuar punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm artistik.

Mbrëmë në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, Siparantum ka mbajtur një koncert të veçantë me një program të larmishëm muzikor, duke përfshirë vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë që nga periudha e Rilindjes deri tek muzika bashkëkohore.

Lexo Edhe:

Publiku i pranishëm e priti këtë koncert me një entuziazëm të madh.