Prokuroria e Korçës arrestoi dy persona, A.S. dhe S.T., për “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Shtyrje të të miturve në krim”, pas një hetimi 18-mujor mbi zhdukjen e 6.6 milionë lekëve në fshatin Goskovë.
Një 12-vjeçar, M.S., që dyshohet se u përdor nga të arrestuarit për të marrë çelësin e kasafortës së të atit, u la në “detyrim paraqitjeje”. Hetimet zbuluan se ai ishte paguar nga autorët për pjesëmarrjen në vjedhje.