Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisën një muaj më parë, është arrestuar në qytetin e Korçës ditën e sotme.
Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku i hodhi benzinë ish bashkëshortes dhe i vuri flakën.
Autori ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa sot është kthyer në lagjen 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e policisë.