Kontributi për gratë, paqen dhe sigurinë, Uta Ibrahimi në mesin e 50 grave nga e gjithë bota në ekspozitën e OKB-së - Gazeta Express
string(113) "kontributi-per-grate-paqen-dhe-sigurine-uta-ibrahimi-ne-mesin-e-50-grave-nga-e-gjithe-bota-ne-ekspoziten-e-okb-se"

Gazeta Express

26/10/2023 19:40

Kontributi për gratë, paqen dhe sigurinë, Uta Ibrahimi në mesin e 50 grave nga e gjithë bota në ekspozitën e OKB-së

Gazeta Express

26/10/2023 19:40

Alpinistja kosovare me famë botërore, Uta Ibrahimi, është paraqitur në ekspozitën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në mesin e 50 grave nga e gjithë bota, për kontributin e dhënë për gratë, paqen dhe sigurinë.

Uta Ibrahimi si një alpiniste inovative dhe kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe partnere e UNMIK-ut në iniciativat rinore mjedisore për ndërtimin e besimit, është në mesin e 50 grave nga e gjithë bota të paraqitura në ekspozitën e artit rrugor në Selinë e OKB-së.

Lexo Edhe:

E nisur më 25 tetor, ekspozita fotografike “Paqja fillon me të” paraqet simbolikisht 50 portrete të mëdha të grave ndërtuese të paqes në selinë e OKB-së në Nju Jork, për të nderuar kontributin e tyre jetik për gratë, paqen dhe sigurinë.

Organizuar nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqes, Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtuese të Paqes, UN Women dhe Fondi i Iniciativës Elsie, ekspozita u hap në ditën e Debatit të Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, mbi me rastin e 23-vjetorit të Rezolutës 1325 të KS të OKB-së./Express/