Më 15 prill në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj luhet shfaqja mysafire “Kontesha Arduini” me regji të Marigona Bekteshi- Ferati, autor Aldo De Benedetti.
Komedia “Kontesha Arduini” sjell në skenë një botë aristokratike plot intriga dhe humor të hollë. Një konteshë e mençur sfidon hipokrizinë shoqërore përmes dinakërisë dhe zgjuarsisë, duke zbuluar të fshehtat dhe triumfuar mbi mashtrimet.
Shfaqja mysafire:
“Kontesha Arduini”
Nga Teatri Muharrem Qena– Mitrovicë
Autor: Aldo De Benedetti
Regjia: Marigona Bekteshi – Ferati
Luajnë:
Artan Hetemi
Qendresha Jashari
Mirsad Ferati
Arbnore Nuha