Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të jashtme të shkollave për t’u shfrytëzuar si venparkime gjatë sezonit veror.
Sipas vendimit 01.nr.822/2026, të datës 30 qershor 2026, hapësirat e jashtme të shkollave që kanë kapacitete të mjaftueshme do të vihen në dispozicion për parkimin e automjeteve, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe menaxhimit të fluksit të shtuar të bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë muajve të verës.
Me këtë vendim obligohen drejtorët e institucioneve arsimore që të lejojnë shfrytëzimin e oborreve dhe hapësirave të jashtme të shkollave për vendparkime.
Vendimi hyn në fuqi, më 1 korrik 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 gusht 2026.
Kryetari Ilir Ferati ka theksuar se masa synon të lehtësojë qarkullimin dhe të krijojë më shumë hapësira parkimi gjatë periudhës kur Istogu përballet me numër të shtuar të vizitorëve nga diaspora.