Konfirmohet lajmi i “Expressit”, Prishtina i luan ndeshjet e Championsit në Shqipëri - Gazeta Express
string(81) "konfirmohet-lajmi-i-expressit-prishtina-i-luan-ndeshjet-e-championsit-ne-shqiperi"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 14:37

Konfirmohet lajmi i “Expressit”, Prishtina i luan ndeshjet e Championsit në Shqipëri

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 14:37

Ashtu siç kishte paralajmëruar dje “Gazeta Express”, FC Prishtina do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Në fakt, kjo fazë ishte paraparë të zhvillohej në Ishujt Faroe, por që ka ndryshuar lokacioni.

Dhe, ndeshjet megjithatë nuk do të luhen në “Air Albania” të Tiranës, por në Elbasan.

Konfirmimin për zhvillimin e ndeshjeve në Shqipëri e ka bërë sot FC Prishtina përmes rrjeteve sociale.

Kampionia e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Folgores në “Elbasan Arena” më 22 qershor, duke filluar nga ora 20:00.

Ndërsa, ndeshja finale e fazës parakualifikuese të Championsit do të luhet më 25 qershor.

Lajmin shumë shpejtë pritet ta konfirmojë edhe UEFA.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, duke e parë interesin për ta organizuar këtë mini-turne, si dhe marrëdhëniet e mira me presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi, e ka shfrytëzuar ndikimin e vetë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për ta zhvendosur zhvillimin e ndeshjeve në Shqipëri. /Gazeta Express/