Prishtina i zhvillon në Tiranë ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve? - Gazeta Express
string(79) "prishtina-i-zhvillon-ne-tirane-ndeshjet-parakualifikuese-per-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 11:39

Prishtina i zhvillon në Tiranë ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve?

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 11:39

Gazeta Express ka marrë vesh se ndeshjet e rundit parakualifikues për Ligën e Kampionëve, në të cilin merr pjesë kampionia e Kosovës, Prishtina – do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ndeshjet e rundit parakualifikues do të zhvillohen më 22 dhe 25 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka mësuar se UEFA ka vendosur t’ia besojë Shqipërisë mbajtjen e këtij mini-turneu.

Në këtë mini-turne marrin pjesë kampionët nga Kosova, Ishujt Faroe, Andorra dhe San Marino. Shorti i këtij turni parakualifikues do të mbahet sot. Ky rund njihet mini-turne me dy ndeshje gjysmëfinale dhe një finale.

Prishtina do ta ketë përballën njërën prej, Inter Club d’Escaldes apo Folgore. Ndërsa me HB Torshavn kampiona e Kosovës mund të përballet në finale, nëse të dy skuadrat i fitojnë ndeshjet e tyre gjysmëfinale.

Fituesi i këtij turne do të kalojë në rundin e parë kualifikues, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Ishujt Faroe ishin caktuar si vendi mikpritës i këtij mini-turneu, por burime të Gazetës Express bëjnë me dije se ai është zhvendosur në Tiranë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, duke e parë interesin për ta organizuar këtë mini-turne, si dhe marrëdhëniet e mira me presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi, e ka shfrytëzuar ndikimin e vet si anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për ta zhvendosur zhvillimin e ndeshjeve në Tiranë. /Gazeta Express/