Konfirmohet: Joseph dhe Hajdari i bashkohen Prishtinës - Gazeta Express
string(53) "konfirmohet-joseph-dhe-hajdari-i-bashkohen-prishtines"

Sport

Gazeta Express

05/06/2023 22:32

Konfirmohet: Joseph dhe Hajdari i bashkohen Prishtinës

Sport

Gazeta Express

05/06/2023 22:32

Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, ka konfirmuar dy transferime të mëdha te ky klub për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Devoe Joseph dhe Arti Hajdarin, të cilët ishin pjesë e Pejës në sezonin e fundit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dytë ishin ndër basketbollistët më të dalluar në suksesin e pejanëve, që ia dolën të rikthejnë titullin e kampionit pas një dekade.

Stavileci, i cili ishte i ftuar sonte në emision “Asist”, konfirmoi se Prishtina ka siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës, si dhe basketbollistit kanadez.

Nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas nuk është njoftuar ende zyrtarisht për nënshkrimin me këta dy basketbollistë.

Kujtojmë se këtë të hënë Arti Hajdari konfirmoi se është larguar nga KB Peja.

Blerand Stavileci gjithashtu tha se basketbollistët vendorë që ishin pjesë e Prishtinës në sezonin e fundit kanë ende kontrata valide.

Kurse, sa i përket të huajve që u aktivizuan te Prishtina, i pari i këtij klubi tha se me disa prej tyre janë në negociata për kontrata të reja.

Sigal Prishtina ende vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri, për çka Stavileci tha se ende nuk kanë vendosur, por konfirmoi se janë në bisedime me pesë sosh – emrat e të cilëve nuk i zbuloi,

Klubi prishtinas zyrtarizoi këtë të hënë rikthimin e Muhamedali Janjevës. /Gazeta Express/