Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5, kush është modelja 23-vjeçare - Gazeta Express
string(77) "konfirmohet-banorja-me-e-re-e-big-brother-vip-5-kush-eshte-modelja-23-vjecare"

Yjet

Gazeta Express

25/02/2026 22:57

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5, kush është modelja 23-vjeçare

Yjet

Gazeta Express

25/02/2026 22:57

Nikol Projko është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, modelja 23-vjeçare konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e saj duke ndarë emocionet e para me dëgjuesit në radio.

Ajo foli më gjerësisht për rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe pritshmëritë që ka nga eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nikol konfirmoi gjithashtu se nis rrugëtimin e saj këtë të shtunë. Mes entuziazmit dhe emocionit, 23-vjeçarja u shpreh se kjo është një sfidë e re për të, një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, por edhe një mundësi për t’u njohur më nga afër me publikun përtej imazhit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement