Konfirmohen tri mungesat e mëdha të Kosovës, në dyshim edhe Lis Shoshi - Gazeta Express
string(69) "konfirmohen-tri-mungesat-e-medha-te-kosoves-ne-dyshim-edhe-lis-shoshi"

Konfirmohen tri mungesat e mëdha të Kosovës, në dyshim edhe Lis Shoshi

Sport

Gazeta Express

19/02/2024 18:59

Erjon Kastrati, Dominic Artis dhe Jan Palokaj do t’i mungojnë Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, të vlefshmepër Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

“Dardanët” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Irlandës, të cilën do ta zhvillojnë në Prishtinë, më 22 shkurt. Kosova tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim ndaj Azerbajxhanit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përzgjedhësi, Rami Hadar, në fillim të këtij muaji zbuloi listën e gjerë me 17 basketbollistë të ftuar, që më vonë do të shkurtohet në 12 sosh.

Por, ende pa u publikuar lista përfundimtare për këto dy ndeshje, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka konfirmuar mungesat e para.

Sipas njoftimit të lëshuar sot nga FBK-ja, Kastrati dhe Artis do të mungojë shkaku i lëndimit. Ndërsa, Palokaj nuk do të jetë në dispozicion të Hadarit për shkak të mos-përmbushjes së dokumentacionit.

Palokaj ishte ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës, por që ai duhet të presë ende për debutimin e tij.

Nga FBK-ja gjithashtu u bë e ditur se edhe Lis Shoshi është në dyshim, duke theksuar se gjendja e tij do të vlerësohet deri në fund.

Shoshi kishte pësuar lëndim në janar të këtij viti në ndeshje me Pejën. /Gazeta Express/