Komuna e Prishtinës: 20 bursa me nga 1 mijë euro për shpresat e sportit në kryeqytet - Gazeta Express
string(83) "komuna-e-prishtines-20-bursa-me-nga-1-mije-euro-per-shpresat-e-sportit-ne-kryeqytet"

Sport

Gazeta Express

26/10/2022 13:17

Komuna e Prishtinës: 20 bursa me nga 1 mijë euro për shpresat e sportit në kryeqytet

Sport

Gazeta Express

26/10/2022 13:17

Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i përkrahë financiarisht sportistët e rinj të kësaj komune.

Drejtoria e Sportit pranë Komunës së Prishtinës ka njoftuar sot se i ka ndarë 20 bursa me nga 1 mijë euro për 20 shpresa të sportit të kryeqytetit, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Sot, në ambientet e Komunës së Prishtinës, kemi pritur 20 të rinj e të reja, të cilët janë shpresat e sportit të kryeqytetit. Për të stimuluar punën dhe angazhimin e tyre, por edhe për të ju dëshmuar se si Drejtor i Sportit do të jem afër tyre në secilin hap drejt ndërtimit të një karriere prej kampioni, u kemi ndarë secilit bursë vjetore prej 1 mijë eurosh. Si ish-sportist, e di dhe e kuptoj rëndësinë e mbështetjes për të cilën ka nevojë një i ri ose e re në fillet e karrierës. Prandaj, të gjithë këta, por jo vetëm këta, edhe shumë e shumë sportistë të tjera të ri të Prishtinës, në rrugëtimin e tyre për të prekur majat e sportit do të më kenë krahë në çdo moment”, ka shkruar drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova. /Gazeta Express/