Tubimi në Zvicër, Osmani: Rugovizmi e mbajti Kosovën drejt - mërgimtarët kështjella më e fortë e këtij vizioni - Gazeta Express
string(106) "tubimi-ne-zvicer-osmani-rugovizmi-e-mbajti-kosoven-drejt-mergimtaret-keshtjella-me-e-forte-e-ketij-vizioni"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 23:04

Tubimi në Zvicër, Osmani: Rugovizmi e mbajti Kosovën drejt – mërgimtarët kështjella më e fortë e këtij vizioni

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 23:04

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rugovizmi vazhdon të mbetet orientim politik dhe vleror për Kosovën, duke falënderuar mërgatën për mbështetjen e saj.

Pas tubimit në Zvicër, ajo tha se kur historia të pyesë se kush e mbajti Kosovën në drejtimin e duhur, përgjigjja do të jetë “Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton”.

“Dhe kur të pyetet historia kush e mbajti Kosovën drejt, përgjigjja nuk do të jetë e gjatë. Do të jetë një togfjalësh i shenjtë: RUGOVIZMI JETON! RUGOVIZMI FITON! Faleminderit mërgimtarë! Ju jeni kështjella më e fortë e këtij vizioni. Kështjellë që nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement