Kompletohet shtabi profesional i Kombëtares së Kosovës - Gazeta Express
string(54) "kompletohet-shtabi-profesional-i-kombetares-se-kosoves"

Basketboll

Gazeta Express

23/05/2023 12:05

Kompletohet shtabi profesional i Kombëtares së Kosovës

Basketboll

Gazeta Express

23/05/2023 12:05

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës e ka kompletuar sot shtabin profesional të Kombëtares së Kosovës.

Krahas trajnerit Rami Hadar, i cili do ta drejtojë ekipin Verdhekaltër në vitet e ardhshme, bazuar në kompetencat e Bordit të FBK-së që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, ky Bord ka marrë vendim që, krahas trajnerit Hadar, t’i emërojë edhe anëtarët e shtabit profesional të Përfaqësueses A të Kosovës si në vijim:

Lexo Edhe:

Bujar Loci – Ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Kosovës;

Ilir Selmani – Ndihmëstrajner;

Dritëro Sefaja – Ndihmëstrajner;

Andin Rashica – Ndihmëstrajner/Skautim;

Mehmet Uğur – Trajner kondicional.

“Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, njofton FBK-ja. /Gazeta Express/