Kompania e madhe “Speeex” bëhet sponsore e KB Trepçës - Gazeta Express
string(51) "kompania-e-madhe-speeex-behet-sponsore-e-kb-trepces"

Basketboll

Gazeta Express

18/08/2022 13:45

Kompania e madhe “Speeex” bëhet sponsore e KB Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

18/08/2022 13:45

Klubi i basketbollit Trepça vazhdon të riorganizohet, në mënyrë që ta thotë fjalën kryesore në basketbollin vendor, por edhe të ketë paraqitje dinjitoze në garat evropiane.

Mitrovicasit sot kanë njoftuar se e kanë nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me kompaninë e njohur, “Speeex”.

Lexo Edhe:

Kjo kompani do të jetë sponsore e klubit Gjelbër e Zi, shkruan “Gazeta Express”.

“Speeex” është lider i ofrimit të shërbimeve BPO në tregun vendor dhe atë të jashtëm.

Është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë, ndërsa për vitin 2021 është shpërblyer me çmimin “Punëdhënësi i Vitit”.

Trepça synon ta rikthejë titullin e kampionit të Kosovës sivjet, e udhëhequr nga tifozeria e flaktë “Torcida”. /Gazeta Express/