Komisioni Rregullator 'vulos' rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit - Gazeta Express
string(63) "komisioni-rregullator-vulos-rezultatet-e-zgjedhjeve-te-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 12:45

Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 12:45

Komisioni Rregullator ka miratuar përfundimisht rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit 2025, me 3 vota pro dhe 2 kundër. Vendimi përfshin numrin e votave, mandateve dhe listat emërore për çdo subjekt zgjedhor, duke vulosur rezultatet në nivel vendi dhe zonash zgjedhore.

Pas miratimit, presidenti Bajram Begaj do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet gjithashtu mbledhja e parë e Kuvendit të ri për të shënuar nisjen e legjislaturës së katërvjeçare.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 50 mandate. Subjekte të tjera si Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Bashkë siguruan nga një mandat secila.

Kritika u ngritën gjatë mbledhjes për procesin e menaxhimit të listave të kandidatëve dhe standardet e ndjekura për dorëheqjet, si dhe për disa incidente zgjedhore. Megjithatë, pas debateve, u miratua rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, duke shënuar fundin e një periudhe të gjatë kontestimesh dhe rinumërimesh.