Komisioni për Sëmundje Infektive: Rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e hantavirusit në Maqedoni është i ulët - Gazeta Express
string(109) "komisioni-per-semundje-infektive-rreziku-per-paraqitjen-dhe-perhapjen-e-hantavirusit-ne-maqedoni-eshte-i-ulet"

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 13:20

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e hantavirusit në Maqedoni është i ulët

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 13:20

Komisioni për sëmundje infektive ka mbajtur mbledhje me qëllim shqyrtimin e situatës lidhur me paraqitjen e një klasteri me hantavirus – varianti Andes në nivel global dhe ka vlerësuar se në vendin tonë rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e virusit është i ulët, ndërsa sistemi shëndetësor është i përgatitur në përballjen e paraqitjes eventuale të infeksionit, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Publik, siç theksojnë prej atje, disponon reagentë për vërtetimin laboratorik të virusit, si dhe procedura standarde operative për diagnostikimin e këtij virusi.

“Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile disponon kapacitete të përshtatshme për trajtimin e pacientëve eventualë me simptomatologji karakteristike për infeksion me hantavirus – varianti Andes, përkatësisht posedon kushte adekuate për kujdes intensiv, ventilim mekanik dhe mbështetje respiratore”, theksohet në kumtesë.

Komisioni theksoi se varianti Andes, ndryshe nga variantet e tjera të hantavirusit, ka mundësi transmetimi nga njeriu te njeriu gjatë kontaktit të afërt dhe të zgjatur, por është e rëndësishme të theksohet se transmetimi nuk është i shpejtë dhe i lehtë si te infeksionet me koronavirus.

Advertisement
Advertisement
Advertisement