Komisioni i Garave i dënon gjyqtarët e ndeshjes Prishtina-Bashkimi - Gazeta Express
string(66) "komisioni-i-garave-i-denon-gjyqtaret-e-ndeshjes-prishtina-bashkimi"

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2024 14:47

Komisioni i Garave i dënon gjyqtarët e ndeshjes Prishtina-Bashkimi

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2024 14:47

Komisioni i Garave i Federatës së basketbollit të Kosovës ka dënuar treshen e gjyqtarëve të ndeshjes Sigal Prishtina-Bashkimi, e cila u zhvillua vikendin që kaloi dhe fitore realizuan kryeqytetasit me një pikë avantazh 84:83.

Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Besim Vitaku janë dënuar me mosdrejtim të ndeshjeve në dy xhirot e ardhshme. Të tre janë dënuar duke u bazuar në pikën 56.11 të Propozicioneve të Garave.

Lexo Edhe:

Kjo pikë saktëson se “për ndarje jo të mirë të drejtësisë sipas raportit të ndeshjes apo video-xhirimit të ndeshjes”, dënimi është dy ndeshje mosdelegim.

Me dy ndeshje mosdelegim është dënuar edhe Albert Vërbiqi, vëzhgues i ndeshjes. Ai është dënuar për “kryerje të papërgjegjshme të detyrës, moszbatim të udhëzimeve dhe vendimeve të Komesarit të Garave, Komisionit të Garave, Propozicioneve të Garave, rregullave zyrtare të lojës”.

Prizrenasit ishin ankuar për ndarjen e drejtësisë në sfidën e luajtur në kryeqytet.