Kombëtarja e Kosovës merr pjesë në Marshin madhështor për Drejtësi - Gazeta Express
string(66) "kombetarja-e-kosoves-merr-pjese-ne-marshin-madheshtor-per-drejtesi"

Sport

Gazeta Express

02/04/2023 15:58

Kombëtarja e Kosovës merr pjesë në Marshin madhështor për Drejtësi

Sport

Gazeta Express

02/04/2023 15:58

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës së bashku me shtabin teknik dhe drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) morën pjesë në Marshin për Drejtësi.

Marshi madhështor u mbajt të dielën në sheshet e Prishtinës, në mbështetje të luftës së UÇK-së.

Dhjetëra mijëra qytetarë ishin pjesë e Marshit, në mesin e tyre edhe shumë sportistë.

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar të dielën për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Botëror, ndaj Polonisë.

Dhe, sipas FHK-së, “ndeshje si këto me Poloninë do të ishin të pamundura për Kombëtaren e Kosovës pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement