Kombëtarja e basketbollit, më e mira e vitit 2020 - Gazeta Express
string(48) "kombetarja-e-basketbollit-me-e-mira-e-vitit-2020"

Kombëtarja e basketbollit, më e mira e vitit 2020

Basketboll

Gazeta Express

22/02/2021 17:23

Basketbollistët e Kosovës për herë të parë fitojnë çmimin “Kombëtarja e Vitit” në konkurrencën e meshkujve.

Djelmoshat tanë, të udhëhequr nga Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati e Gëzim Morina, ia dolën që gjatë vitit 2020 të shënojnë dy fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në muajin shkurt, duke e nisur kampanjën parakualifikuese për Kupën e Botës 2023 në mënyrën më të mirë.

Lexo Edhe:

Rezultatet e mira nuk arritën t’i vazhdojnë edhe në muajin nëntor në takimet ndaj Sllovakisë e Islandës, në të cilat hendikep i madh ishte mungesa e lojtarëve kyq shkaku i pandemisë Covid 19.