KOK për Beqajn: Ishte frymëzim për gjeneratat e reja, ndarja e tij nga jeta do të lë boshllëk të madh në sport - Gazeta Express
string(108) "kok-per-beqajn-ishte-frymezim-per-gjeneratat-e-reja-ndarja-e-tij-nga-jeta-do-te-le-boshllek-te-madh-ne-sport"

Sport

Gazeta Express

25/09/2022 22:08

KOK për Beqajn: Ishte frymëzim për gjeneratat e reja, ndarja e tij nga jeta do të lë boshllëk të madh në sport

Sport

Gazeta Express

25/09/2022 22:08

Është ndarë nga jeta profesori universitar, Behlul Beqaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të behët sot në orën 13:00.

Lexo Edhe:

Gjatë jetës së tij, Beqaj kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në basketbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Ai deri në vitin 2006 ishte kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, teksa në atë periudhë ky sport kishte lulëzuar.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar gjithashtu një telegram ngushëllimi për familjen Beqaj. Behluli ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Në telegram ngushëllimin e KOK-ut thuhet:

“Telegram ngushëllimi për vdekjen e Behlul Beqajt, ish-kryetar i FBK-së dhe ish-anëtar i BE të KOK-ut

E nderuara familja Beqaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe ish-anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës,  Behlul Beqaj.

Beqaj dha kontribut të çmuar në avancimin e basketbollit në Kosovë para dhe pas luftës, por edhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, të cilit i shërbeu si anëtar i BE në periudhën 2001 – 2005, si dhe sportin në përgjithësi.

Ndarja e tij nga jeta do të lë boshllëk të madh në sportin tonë, pasi ai ishte frymëzim edhe për gjeneratat e reja.

Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Federatës së Basketbollit të Kosovës, miqëve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

Me respekt,

Ismet Krasniqi

President i KOK-ut”. /Gazeta Express/