KOK, mbulohen gjysma e shpenzimeve të karantinimit të ekipit Olimpik të xhudos - Gazeta Express
string(77) "kok-mbulohen-gjysma-e-shpenzimeve-te-karantinimit-te-ekipit-olimpik-te-xhudos"

Gazeta Express

17/05/2020 23:01

KOK, mbulohen gjysma e shpenzimeve të karantinimit të ekipit Olimpik të xhudos

Gazeta Express

17/05/2020 23:01

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës mbajti mbledhjen e 48-të të tij, e cila u zhvillua online.

BE shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës dhe mori vendimet si në vijim: 

Lexo Edhe:

– Presidenti Besim Hasani raportoi për takimet me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe video konferencat e mbajtura me federatat sportive dhe ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

– U miratua raporti financiar për periudhën TM1 2020.

– U diskutua për propozim ndryshimet në statutin e KOK-ut. Ndryshimet do t’i propozohen Asamblesë së Punës për aprovim.

– U miratua Draft-Rregullorja e punës së BE të KOK-ut.

– U diskutua për kërkesën e federatave sportive për rifillim të aktiviteteve sportive

– U vendos të fillohet me seminarin online për shëndetin mental dhe programin për shkathtësi (agilitet) mental për 20 sportistë elitar (me fituesit e bursave Olimpike Tokyo 2020) dhe me 20 sportistë të rinj (10 shpresat Olimpike të MKRS dhe 10 Shpresat Olimpike të KOK). Seancat do të mbahen nga ekspertët ndërkombëtar të kompanisë australiane Optimization HUB. Seminari zgjatë katër javë.

– U vendos që të mbulohen 50 për qind e shpenzimeve të karantinimit të ekipit Olimpik të xhudos, 50 për qind do të mbulohen nga Federata e Xhudos së Kosovës. Ekipi i Olimpik i Xhudos prej dy muajsh është karantinuar në sallën e xhudos në Pejë. Njëjtë do të mbështeten edhe sportistët tjerë elitarë, pjesëmarrës evident dhe potencial për pjesëmarrje në LO Tokio 2020.

– U aprovuan ndryshimet e Kodit të ri të WADA-s nga Agjencioni për Antidoping i Kosovës. Këto ndryshime do të dërgohen tek WADA për miratim.