Kohë paradoksesh në shekullin njëzet e një - Gazeta Express
string(42) "kohe-paradoksesh-ne-shekullin-njezet-e-nje"

Kohë paradoksesh në shekullin njëzet e një

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

30/06/2022 14:25

Jetojmë në kohë paradoksesh: Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me “ligjin e korrupsionit”; Ku ndershmëria dhe sinqeriteti vlerësohet me këndvështrimin e egersisë

Kushtrim Gashi

Lexo Edhe:

Jetojmë në një kohë ku mund të shkojmë në Hënë, por nuk i vizitojmë dot të afërmit;
Ku dashuria më shumë shprehet në rrjetet sociale se sa në jetën reale;
Ku një foto ‘belfie’ merre me tepër like se sa një foto duke lexuar;
Ku lajmet për femrat e zhveshura kanë me shumë klikime se sa lajmet për bamirësi e humanitet;
Ku femrat bëhen të famshme për shkak të ndjekësve në instagram e facebook;
Ku te humbasësh telefonin është me keq se sa të humbasësh dinjitetin;
Ku shkohet në banjo, jo për te kryer nevojat personale, por për të bërë foto ‘profesionale’;
Ku jeta e një qeni apo mace është me e rëndësishme se sa jeta e një njeriu;
Ku më shumë përkujdesen për xhepat e pacientëve se sa për shëndetin e tyre;
Ku spitalet me shumë janë shndërruar në qendra tregtare se sa qendra për kurimin e shëndetit publik;
Ku universitetet janë shndërruar në qendra për tregtimin e titujve dhe diplomave;
Ku ata që paguajnë më shumë për tituj e diploma rekrutohen nëpër vende pune, ndërsa ata qe nuk paguajnë për to bredhin rrugëve;
Ku papunësia është një plagë që po vret sepse punësimi po konsiderohet luks;
Ku del në qytet dhe nuk e di a je në plazh apo je në shesh;

Ku shamia konsiderohet primitivizim, ndërsa lakuriqësia cilivizim;
Ku prindërit nuk kanë kohë për fëmijët e tyre sepse janë të zënë me video në TikTok;

Ku kemi shtëpi të mëdha, por nuk kemi vend për prinderit tanë;
Ku jeta është bërë publike sepse gjithçka postohet në rrjete sociale, e privatësia ka humbur;
Ku njerëzit me shumë frikësohen nga ‘kriminelet’ se sa nga Krijuesi i tyre;
Ku vrasësi nuk e di pse ka vrarë e as i vrari pse është vrarë;
Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me “ligjin e korrupsionit”;
Ku pandemitë e krizat ekonomike, vijnë njëra pas tjetrës;
Ku politikanet nuk lehtēsojnë jetën e qytetarëve, por duke e lehtësuar jetën e tyre ua vështirësojnë jetën e qytetarëve;
Ku shteti në vend se ta lufton korrupsionin, e legjitimon atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar;
Ku ‘kleptokracia’ promovohet si mënyrë e të jetuarit në demokracinë formale;
Ku politikanët pasurohen brenda natës, kurse qytetarët bredhin rrugëve të botës;
Ku mediet, në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediet;
Ku mëditjet e politikanëve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;
Ku më shumë subvencionohet një bagëti se sa një fëmijë;
Ku politikanet e pasur vendosin për kursimet (trustin) e qytetarëve te varfër;
Ku në politikë me rrogën që merrë i “bënë milionat”, kurse me të njëjtën rrogë jashtë politikes s’mund ta kalosh as muajin;
Ku për tu punësuar kriter është partia dhe familja, e jo dija dhe profesionalizmi;
Ku kriteri i vetëm për t’u punësuar një femër nuk është dija, po bukuria;
Ku njerëzit mbulojnë zbrazëtirat e shpirtit me pamjen e jashtme;
Ku veturat dhe rrobat përcaktojnë peshen dhe vlerën e një personi;
Ku shokët i ke pranë kur i fton në gosti, ndërsa humbasin kur gjendesh në vështirësi;
Ku të pasurit po bëhen gjithnjë e me të pasur, ndërsa të varfërit gjithnjë e me të varfër;
Ku tentohet të shitet si vlerë lagjja ku jeton dhe jo mënyra e krijimit të asaj jetese;
Ku segregacioni i lagjeve përcaktohet si vlerë që duhet promovuar;
Ku miqësia virtuale është me e rëndësishme se sa miqësia reale;
Ku të kesh para është me e rëndësishme se sa te kesh dije e dinjitet;
Ku “moda” e të jetuarit në Dubai na paraqitet si nivel kulturorë;
Ku ndershmëria dhe sinqeriteti vlerësohet me këndvështrimin e egersisë.