Koci: Specialja nuk do të ngrejë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve - Gazeta Express
string(68) "koci-specialja-nuk-do-te-ngreje-aktakuze-ndaj-te-gjithe-te-dyshuarve"

Koci: Specialja nuk do të ngrejë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Gazeta Express

09/12/2019 21:06

Avokati Arianit Koci ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Gjykata Speciale nuk do të ngritë aktakuza ndaj të gjithë të dyshuarve ndaj të cilëve u ka lëshuar ftesa.

Profile të larta të politikës, që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë marrë ftesa gjatë muajve të fundit nga Specialja. Shumë analistë kanë thënë se po pritet të vijë edhe aktakuza e parë nga kjo gjykatë që është në kuadër të legjislacionit të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve”, ka thënë Koci.

Ai po ashtu ka thënë se secili prej të ftuarve e di se në cfarë cilësie është thirrur.

“Të thirrurit nuk kanë obligim të përgjigjen ndaj publikut dhe të tregojnë se në cfarë cilësie po thirret”, ka thënë ai.

“Por kushdo që ftohet e di cilësinë e ftesës” /Express/\