string(87) "koci-deshiron-te-flase-me-kurtin-por-kapet-nga-sigurimi-turp-per-te-marre-i-kofte-pamje"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 11:58

Koci dëshiron të flasë me Kurtin, por kapet nga sigurimi: Turp për të, marre i koftë (Pamje)

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 11:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është ndalur të flasë me avokatin Arianit Koci, i cili po proteston te Kuvendi lidhur me ngërçin politik.

“Kryeministër a po ndalesh një minutë?”, e pyeti Koci atë, ndërsa Kurti vazhdoi rrugën dhe sigurimi e kapi avokatin që donte t’i fliste më nga afër.

“Turp për Albin Kurtin. Marre i koftë. Hajde juve s’po iu ndalet, por qytetarit mos me iu ndalë, kjo është me të vërtetë e pakuptimtë. Këta si duket e kanë një plan kriminal me na i bë dy palë zgjedhje. Unë s’po di tjetër qysh me e deshifru këtë sjellje kështu”, tha Koci pasi Kurti u largua.

Ai kërkoi që “edhe presidentja të kyçet dhe më të mos zgjatet më tepër”, në mënyrë që të zgjidhet kjo situatë.

Avokati u bëri thirrje deptuetëve që t’i kthejnë në buxhetin e shtetit pagat e muajve të fundit.

“I ftoj deputetët, nëse i kanë marrë rrogat këta tre muaj sa s’kanë punuar, le t’i kthejnë ose le t’i japin për ndonjë çështje humanitare”.

aaaaa