Klubi i Vedat Muriqit konfirmon dy raste me koronavirus - Gazeta Express
string(55) "klubi-i-vedat-muriqit-konfirmon-dy-raste-me-koronavirus"

Gazeta Express

25/03/2020 15:20

Klubi i Vedat Muriqit konfirmon dy raste me koronavirus

Gazeta Express

25/03/2020 15:20

Fenerbahçe ka konfirmuar se dy anëtarë të saj kanë përfunduar pozitiv në kontrollin e virusit COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Klubi turk, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se një futbollist i ekipit të parë dhe një zyrtar i klubit janë të infektuar me koronavirus.

Lexo Edhe:

Gjiganti nga Stambolli megjithatë nuk i ka treguar emrat e të infektuarve, prandaj edhe për momentin nuk dihet se kush janë ata.

“Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i ekipit të parë e kanë kaluar testin e koronavirusit në Samandıra Can Bartu Facilities. Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus (COVID-19) te një futbollist dhe te një anëtar i stafit teknik”, njofton Fenerbahçe.

Ndërkohë, dje Vedat Muriqi në një intervistë ka thënë se është mirë ai dhe familja e tij, duke kërkuar nga të gjithë që të kenë kujdes në kalimin me sukses të këtij virusi vdekjeprurës. /Gazeta Express/