Klubi i Premierligës propozon mbylljen e sezonit në Kinë - Gazeta Express
string(56) "klubi-i-premierliges-propozon-mbylljen-e-sezonit-ne-kine"

Klubi i Premierligës propozon mbylljen e sezonit në Kinë

Gazeta Express

03/04/2020 11:53

Një klub i Premierligës ka propozuar që sezoni aktual i kampionatit të përfundohet në Kinë, përderisa zyrtarët po i vazhdojnë diskutimet për ta gjetur një mënyrë se si ta mbyllin sezonin tani futbolli është pezulluar shkaku i koronavirusit.

Premierliga aktualisht është e pezulluar deri më 30 prill për shkak të pandemisë së koronavirusit. Klubet e Premierligës mund t’i humbin deri në 850 milionë euro nëse nuk zhvillohen ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mediumi i madh sportiv, The Athletic, raporton se drejtori ekzekutiv i njërit klub të Premierligës ka sugjeruar vendime drastike për ta mbyllur sezonin aktual, si më shpërnguljen e ndeshjeve në Kinë. Megjithatë, ky propozim nuk u mirëpret nga disa drejtorë ekzekutivë të klubeve të tjera.

“Vendi që po vazhdon të propozohet është Kina. Thjesht nuk ka asnjë kuptim. Është një ide e çmendur dhe unë do ta refuzojë fuqishëm”, tha njëri drejtor ekzekutiv, gjatë takimit përmes lidhjeve me video.

“Nëse ne e marrim Premierligën dhe e zhvendosim tani në një pjesë tjetër të botës, do të shkatërroheshim me kritika nga tifozët”, tha një tjetër.

“Është thjesht humbje energjie. Le të themi se të gjithë duam që ta rinisim ligën dhe jetën. Fatkeqësisht, këtë vendim mund ta marrë vetëm Zoti dhe kjo pandemi. Dhe nuk duket se ka shumë gjasa të ndodhë së shpejti”, tha një tjetër.

Përfaqësuesit e të gjitha klubeve të Premierligës do të marrin pjesë në një video-konferencë të premten, në tentim për ta gjetur një zgjidhje për ta vazhduar sezonin. /Gazeta Express/