Klopp mbron Van Dijkun, pas komenteve të van der Vaart - Gazeta Express
string(53) "klopp-mbron-van-dijkun-pas-komenteve-te-van-der-vaart"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 14:39

Klopp mbron Van Dijkun, pas komenteve të van der Vaart

Futboll

Gazeta Express

22/06/2026 14:39

Jurgen Klopp ka hyrë në debat publik me ish-mesfushorin e Tottenhamit, Rafael van der Vaart, pasi ky i fundit kritikoi ashpër Virgil van Dijkun pas barazimit të Holandës me Japoninë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Van der Vaart, i cili po punon si analist për televizionin holandez NOS, e krahasoi mënyrën e kthimit të Van Dijkut në mbrojtje me një aeroplan Boeing 747, duke thënë se kapiteni i Holandës dukej i ngadalshëm në momentin e golit të vonshëm të Japonisë.

“Duhet ta them sinqerisht se u befasova pak nga Van Dijk. Ai kthim… ishte pak si Boeing 747. Shpresoj të vrapojë pak më shpejt gjatë turneut”, deklaroi Van der Vaart.

Megjithatë, Klopp nuk e la pa përgjigje ish-lojtarin holandez. Gjatë paraqitjes në televizionin gjerman, pas fitores 5-1 të Holandës ndaj Suedisë, ish-trajneri i Liverpoolit doli në mbrojtje të ish-kapitenit të tij.

“Nuk e di nëse ia vlen fare të përmendet Rafael van der Vaart. Por nëse ndonjëherë thotë diçka pozitive për një lojtar, jam i gatshëm ta marr sërish seriozisht”, tha Klopp.

Gjermani shtoi se Van der Vaart shpesh përpiqet t’i shprehë kritikat në mënyrë të tepruar dhe se komentet e tij nuk kanë shumë rëndësi.

Van Dijk luajti për gjashtë vite nën drejtimin e Kloppit te Liverpooli, periudhë gjatë së cilës fituan tetë trofe të mëdhenj së bashku. Mbrojtësi holandez ishte edhe kapiten në sezonin e fundit të Kloppit në “Anfield”.

Komentet për Van Dijkun nuk ishin polemika e vetme e Van der Vaartit gjatë analizave për NOS. Ai u përball edhe me akuza për racizëm pasi, duke folur për lojtarët e Japonisë, tha se “duken të gjithë njësoj”.

Më vonë, Van der Vaart kërkoi falje dhe sqaroi se qëllimi i tij nuk kishte qenë kurrë të ofendonte, lëndonte apo diskriminonte dikë.

Pavarësisht debatit, Holanda reagoi fuqishëm në fushë ndaj Suedisë dhe me fitoren 5-1 iu afrua shumë kualifikimit në fazën eliminatore të Kupës së Botës. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement