Një prej veturave që me dizajn ishte larg prej tjerave asokohe, ishte Lancia Stratos Zero.
Lancia Stratos Zero është dizajnuar nga Marcello Gandini, i cili e përshkruan dizajnin si model legjendar të Lamborghini Countazh dhe Citroen BX.
Konceptin e bëri në fshehtësi të plotë derisa po punonte për dizajnerin e veturave dhe konstruktorin Nucci Bertonea, e për ta bërë këtë “vepër arti” janë përdorur komponente që prodhoheshin për Lancia Fulvia.
Konceptin që e përdori Fulvia kishte motor V4, derisa vet vetura ishte dizajnuar të jetë shumë e ulët – apo më mirë thënë e vogël, transmeton Telegrafi.
Në Lancia nuk dinin asgjë për zhvillimin e veturës që Bertone e prezantoi në panairin e veturave në Torino gjatë vitit 1970.
Para kësaj, Nuccio e kishte dërguar veturën në selinë e kompanisë Lancia duke kaluar nën laurën e mbyllur, e në fund u parkua në vendin ku biznesmenët më të shquar kanë mundur ta shohin.
Plani i Bertoneut pati sukses pasi që Lancia i ofroi marrëveshje për zhvillimin e Stratosit për gara. Sa i përket konceptit, një kabinën e vogël mund të futet shoferi përmes xhamit të përparmë.
Pronari aktual e kishte blerë këtë veturë në vitin 2011 për hiq më pak se 761 mijë euro.




Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...