Kjo është arsyeja që VV’ja e LDK’ja nuk po merren vesh - Gazeta Express
string(52) "kjo-eshte-arsyeja-qe-vvja-e-ldkja-nuk-po-merren-vesh"

Gazeta Express

13/12/2019 19:39

Kjo është arsyeja që VV’ja e LDK’ja nuk po merren vesh

Gazeta Express

13/12/2019 19:39

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se ajo që po e mban peng arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re të vendit janë kërkesat e LDK’së, të cilat për VV’në konsiderohen maksimaliste.

Siç ka mësuar Gazeta Express, LDK’ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK’ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.

Sipas zyrtarëve të VV’së, çelësi i kompromisit është kur LDK’ja heq dorë nga kërkesat maksimaliste, dhe pajtohet të marrë më pak nga ajo që kërkon tani.

VV’ja dhe LDK’ja e Isa Mustafës kanë negociuar sot për më shumë se dy orë, duke mos u pajtuar për gjetjen e formulës që do të çojë në krijimin e qeverisë.

Pas takimit, për media kanë folur Glauk Konjufca i VV’së dhe Avdullah Hoti i LDK’së, duke konfirmuar se ende s’kanë marrëveshje.

Ata megjithatë kanë thënë se dy partitë janë dakorduar në mbledhjen e sotme që t’i vazhdojnë takimet.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka mundur të thotë se kur dy palët mund ta arrijnë ujdinë.

Takim të rëndësishëm e konsideroi atë mes Mustafës e Kurtit edhe Konjufca.

Konjufca megjithatë nuk e ka sqaruar se çfarë marrëveshje kanë arritur për pozitën e presidentit. /Express/