Kryhet takimi VV -LDK, Konjufca e Hoti konfirmojnë se as sot s'ka marrëveshje - Gazeta Express
string(74) "kryhet-takimi-vv-ldk-konjufca-e-hoti-konfirmojne-se-as-sot-ska-marreveshje"

Kryhet takimi VV -LDK, Konjufca e Hoti konfirmojnë se as sot s’ka marrëveshje

Gazeta Express

13/12/2019 18:30

Pas mbledhjes së dy liderëve, të VV-së e LDK-së, kanë folur para mediave Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti duke konfirmuar se ende s’kanë marrëveshje. Ata megjithatë kanë thënë se dy partitë janë dakorduar në mbledhjen e sotme që t’i vazhdojnë takimet, raporton Gazeta Express.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka mundur të thotë se kur dy palët mund ta arrijnë ujdinë.

Lexo Edhe:

“Ju keni parë prej 6 teorit kemi vendosur një standart të ri të komunikimit të ndërsjelltë mes dy subjekteve po edhe me qytetarët duke i informuar me detaje, kemi pas një takim të gjatë po mjaft konstruktiv për të shkëmby të gjitha pozicionet tona për marrëveshje. Jemi dakordu që të vazhdojmë takimet në baza ditore”, tha Hoti.

Takim të rëndësishëm e konsideroi atë mes Mustafës e Kurtit edhe Glauk Konjufca i VV-së.

“Pajtohem që ishte një takim shumë i rëndësishëm në përpjekje për të gjetur marrëvshje dhe pikërisht se i kemi shtru të gjitha opsionet e mundshme dhe janë diskutuar plotë mënyra të zgjidhjes, ndaj që kemi pa avancim, u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, në të ardhmen dhe pikërisht për këtë arsye nesër sërish do të takohemi që të vazhdojmë ku e lamë sonte, me të cilat përfundam takimin”, tha ai.

“Takimi i nesërm nuk do të ndodhte nëse pozicionet tona nuk do të afroheshin, ka një dakordim në mes të dy palëve që marrëveshja të arrihet, mund të ju them që jemi të pakënaqur me ndërrimin e kësaj date, për arsye se presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye me kë ka biseduar. Ne kemi dyshimet tona qysh është ndërru kjo datë, kishte me qenë mirë cilat janë ato parti që mos me qenë data 24 po 26, pavarësisht kësaj data 26 është edhe dy javë ditë ne deri atë ditë do të merremi vesh”, shtoi ai.

Konjufca megjithatë nuk e ka sqaruar se çfarë marrëveshje kanë arritur për pozitën e presidentit.

“Ne kemi fol për shumë pika sot, mirëpo, nuk mund të përgjigjem në pyetjen e juaj drejtpërdrejtë, për sakohë që takimi i nesërm do të sqarojë shumë piak të tjera”, tha ai./GazetaExpress/