Kishte ironizuar Kiara Titon online vitin e kaluar – Jetmir Salaj të shtunën hyri në Big Brother VIP - Gazeta Express
string(98) "kishte-ironizuar-kiara-titon-online-vitin-e-kaluar-jetmir-salaj-te-shtunen-hyri-ne-big-brother-vip"

Kishte ironizuar Kiara Titon online vitin e kaluar – Jetmir Salaj të shtunën hyri në Big Brother VIP

TV/Film

Gazeta Express

04/03/2024 19:35

Ish fituesi i “Big Brother Albania 3” Jetmir Salaj është bërë pjesë e BBV mbrëmjen e të shtunës. Jetmiri është njohur si mbështetës i Luiz Ejllit.

Mirëpo, ndërsa mbështeste Luizin, Jetmiri gjatë BBV2 ka qenë ai i cili më së shumti e ka sulmuar Kiarën.

Lexo Edhe:

Ndonëse kërkoi falje publike disa muaj pas përfundimit të BBV2, fjalët e Jetmirit nuk u harruan aq lehtë në opinionin publik dhe janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

“Une jam Kiara: Pretendente per te fituar BBVIP2. Keshilla ime per ju: Hani veze te skuqur mengjes dreke darke Kurre mos lejoni nje mashkul qe tu dashuroj me shume seç dashuroni ju veten… Teknikat se si te sillni nje mashkull verdalle do i tregoj nje here tjeter Ah se harrova: Une di te lexoj”, shkruante asokohe Jetmiri.

Jetmiri po ashtu kishte thënë se nëse Luizi dhe Kiara vazhdojnë lidhjen e tyre jashtë shtëpisë, ai do të “parakalonte tërësisht i zhveshur” në Sheshin Skenderbej në Tiranë – gjë që nuk e ka bërë asnjëherë, pavarësisht se Kiara ka mbetur shtatzënë dhe pritet të lind një vajzë në muajin prill.