Kini kujdes me frutat dhe perimet: Pesticidet mund të shkaktojnë kancer - Gazeta Express
string(70) "kini-kujdes-me-frutat-dhe-perimet-pesticidet-mund-te-shkaktojne-kancer"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

10/06/2022 20:15

Kini kujdes me frutat dhe perimet: Pesticidet mund të shkaktojnë kancer

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

10/06/2022 20:15

Pesticidet (produktet për mbrojtjen e bimëve) janë produkte me origjinë kimike ose biologjike të destinuara për të mbrojtur bimët nga sëmundje të ndryshme, barërat e këqija.

Pothuajse të gjitha pesticidet klasifikohen në një grup të caktuar helmesh (shumë prej tyre janë kancerogjenë, toksikë, toksikë riprodhues dhe shumë të dëmshëm për mjedisin dhe ujërat nëntokësore), kështu që ato janë një rrezik potencial për shëndetin e njeriut dhe kërkojnë kujdes të shtuar, transmeton portal arbresh.info

Lexo Edhe:

Aplikimi jo i duhur i pesticideve është shkaku më i zakonshëm i pranisë së mbetjeve më të mëdha se sa lejohet.

Sipas një studimi të ri, janë gjetur afro 300 kimikate të ndryshme në ushqime, nga pesticidet tek aditivët e ushqimit, të cilat shfaqin rrezikshmëri për kancerin e gjirit.

“Pas analizimit të të dhënave nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit për më shumë se 2000 kimikate, shkencëtarët identifikuan 296 substanca që stimulonin qelizat laboratorike për të prodhuar estrogjen ose progesterone,  hormone që dihet se stimulojnë tumoret e gjirit”, thotë Harney Polyclinic.

Ekspozimi afatgjatë ndaj pesticideve mund të jetë gjithashtu përgjegjës për zhvillimin e kancerit vdekjeprurës të lëkurës – melanomës. Punëtorët që shpesh trajtojnë të korrat me lloje të caktuara të pesticideve janë dy herë më të ekspozuar ndaj rrezikut të kancerit të lëkurës, tregoi hulumtimi më i fundit amerikan.

Ekspertët kanë identifikuar gjashtë lloje të pesticideve që lidhen me kancerin e lëkurës nëse njerëzit e trajtojnë atë për shumë vite. Kale është një nga perimet më të ndotura në SHBA dhe ndodhet në listë pas spinaqit dhe luleshtrydheve.

Frutat dhe perimet me më shumë mbetje të pesticideve janë luleshtrydhet, spinaqi, lakra jeshile, nektarinat, mollat, rrushi, specat, qershitë, dardhat, selino dhe domatet.

Frutat dhe perimet me më pak mbetje të pesticideve janë avocado, misri i embel, qepët, papaja, bizele e ëmbël, kivi, këpurdha, shalqiu dhe patatet e ëmbla.

Këshillohet që frutat dhe perimet të shpërlahen mirë para gatimit.