Kida paska vendosur të ndryshojë! Pas tatuazhit ajo vjen me dukje të re, i bën flokët me ngjyrën interesante - Gazeta Express
string(106) "kida-paska-vendosur-te-ndryshoje-pas-tatuazhit-ajo-vjen-me-dukje-te-re-i-ben-floket-me-ngjyren-interesante"

Gazeta Express

23/10/2020 14:05

Kida paska vendosur të ndryshojë! Pas tatuazhit ajo vjen me dukje të re, i bën flokët me ngjyrën interesante

Gazeta Express

23/10/2020 14:05

Këngëtarja Kida është njëra ndër këngëtaret më të njohura ne vend, kjo për shkak stilit të saj të veçantë dhe këngëve te saja që janë hite dhe po vazhdojnë të mbesin të tilla.

Ditën e djeshme këngëtarja Kida ka bërë një tatuazh, këtë e ka bërë të ditur përmes një fotoje në Instastrory në profilin e saj në Instagram.

Lexo Edhe:

Kida vazhdimisht ka treguar se ajo veçohet për nga stili i saj, dhe ndryshimeve interesante që ajo bën në dukje, shkruan Gazeta Express.

Ajo si duket pas tatuazhit ka vendosur të vijë me një “look” tjetër.

Fillimisht, nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo na tregoi se ka bërë tatuazh portretin e një tigri në dorën e saj të majtë dhe ka zbuluar se atë ja dedikon të gjithë njerëzve që e “urrejnë”, sepse si një “tigër” që është nuk do të arrijnë ta mundin.

Ajo si duket pas tatuazhit ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim tjetër, ajo para disa muajve kishte lyer flokët duke i hapur dhe na habiti të gjithëve sepse ajo u shfaq shumë më ndryshe se si jemi mësuar ta shohim, më pas ajo ia shtoi po asaj ngjyre një nuancë më të lehtë ngjyrë rozë.

Si duket këngëtares i kanë pëlqyer shumë flokët rozë, dhe mbrëmë ajo i ka bërë totalisht “pink.”

Ajo ka postuar në Instastory disa video gjatë procesit të lyerjes së flokëve, por ende nuk na ka zbuluar ‘look’-un përfundimtar. /Gazeta Express/