Kida, gati për një projekt të ri muzikor - Gazeta Express
string(39) "kida-gati-per-nje-projekt-te-ri-muzikor"

Kida, gati për një projekt të ri muzikor

Muzike

Gazeta Express

19/10/2022 22:17

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Pak javë më parë Kida ka paralajmëruar se po punon për një projekt të ri muzikor, ku na ka treguar edhe një sekuencë të shkurtër të saj.

Mesa duket  kënga tashmë ka përfunduar dhe Kida ka xhiruar edhe videoklipin e saj, pasi vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar një foto nga ‘look-u’ i klipit dhe mund të themi se dukej shumë bukur. Tashmë ka ngelur vetëm të zbulohet data e publikimit, të cilën të gjithë e presim me padurim.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, para pak kohësh kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.

Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku artistet kanë ndarë me ne disa postime ku shfaqen së bashku dhe duken mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Ndoshta këto postime mund të mos jenë vetëm shenja miqësie, por edhe një dueti tjetër mes tyre por pa u konfirmuar këto janë vetëm spekulime.