Kida bën në trup tatuazhin e ri dhe është një…'diss' - Gazeta Express
string(50) "kida-bene-ne-trup-tatuazhin-e-ri-dhe-eshte-njediss"

Kida bën në trup tatuazhin e ri dhe është një…’diss’

Gazeta Express

23/10/2020 12:57

Kida ka treguar se është mjaft e pasionuar pas tatuazheve dhe ajo numëron disa të tillë në trupin e saj. Së fundmi këngëtarja ka bërë një tatuazh të ri në pjesën e parakrahut, i cili ka një kuptim shumë të veçantë.

Këngëtarja ka treguar se ka bërë tatuazh portretin e një tigri në dorën e saj të majtë. Kida ka ndarë me ndjekësit foto të tatuazhit të ri dhe ka treguar mesazhin që fshihet pas tij.

Lexo Edhe:

Ajo ka zbuluar se atë ja dedikon të gjithë njerëzve që e urrejnë, sepse si një “tigër” që është nuk arrijnë ta mundin. “Ata më urrejnë, sepse është më e lehtë se sa të më mundin”, ka shkruar Kida në foton përkrah tatuazhit, përcjell Gazeta Express.

Pavarësisht se është shumë e re në moshë, këngëtarja ka arritur suksese të mëdha që në hapat e parë të karrierës.

Sot ajo renditet si një nga artistet më të mira në tregun shqiptar dhe çdo këngë e saj është kthyer në hit.

Ndërkohë kujtojmë se projekti më i fundit që ajo ka realizuar është “Edhe Sa” që ka kapur më shumë se 11 milionë shikime në Youtube./Gazeta Express/