Khabib rikthehet në palestër për duelin e radhës, eviton sërish Amerikën - Gazeta Express
string(71) "khabib-rikthehet-ne-palester-per-duelin-e-radhes-eviton-serish-ameriken"

Khabib rikthehet në palestër për duelin e radhës, eviton sërish Amerikën

Gazeta Express

10/08/2020 10:47

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, i është rikthyer stërvitjes pas vdekjes së babait e trajnerit të tij, Abdulmanap Nurmagomedov.

Rusi do të përgatitet për duelin e tij të radhës, atë ndaj Justin Gaethje, që do të zhvillohet më 20 tetor, në eventin UFC-254.

Lexo Edhe:

Khabib ka postuar foto nga stërvitja e tij në palestër, ku duket në formë, duke u stërvitur me doreza boksi.

Këto janë seancat e para stërvitore pa babanë e tij. Pavarësisht kësaj, rusi ka vendosur që stërvitjen ta zhvillojë në Moskë, në vendlindjen e tij, duke evituar të udhëtojë në Amerikë, si zakonisht. Shkak është frika nga pandemia e Covid-19, që i mori jetën babait të tij.

Sipas trajnerit të kickboksit të Khabib, Javier Mendez, stërvitja do të zhvillohet në Moskë. “Khabib nuk ndihet komod të vijë deri këtu, të rrezikojë veten dhe stan e tij për shkak të koronavirus. Ndaj, ai nuk do të stërvitet në Amerikë. Ai është fokusuar te rivali i radhës dhe i ka në mendje të gjitha këshillat e babait të tij”, tha Mendez.