Khabib e theu këmbën vetëm 3 javë para se ta rrihte Gaethjen dhe të pensionohej - Gazeta Express
string(79) "khabib-e-theu-kemben-vetem-3-jave-para-se-ta-rrihte-gaethjen-dhe-te-pensionohej"

Gazeta Express

25/10/2020 14:14

Khabib e theu këmbën vetëm 3 javë para se ta rrihte Gaethjen dhe të pensionohej

Gazeta Express

25/10/2020 14:14

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se Khabib Nurmagomedovi e kishte thyer këmbën vetëm tri javë para meçit për mbrojtjen e titullit të botës në kategorinë e lehtë në UFC kundër Justin Gaethje.

Khabib – i cili u pensionua menjëherë pasi e mundi kundërshtarin e vet amerikan Gaethje dhe u konfirmuar si kampion i padiskutueshëm i botës – nuk i kishte treguar presidentit të UFC-së për lëndimin e rëndë para se të futej në kafaz në Ishullin e Luftimit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Luftëtari rus kishte zgjedhur ta nderonte babanë e vet të ndjerë me një paraqitje mbresëlënëse dhe pastaj konfirmoi se do ta respektoj dëshirën e të ëmës për t’u pensionuar nga sporti.

Gaethje vlerësohej si kundërshtari më i fortë me të cilin Khabib do të përballej, por 32-vjeçari s’e bëri hesap amerikanin duke e detyruar të dorëzohej në rundin e dytë pasi e shtrëngoi në fyt.

Khabib u pensionua pas 29 fitoreve dhe asnjë humbjeje në karrierën e tij mahnitëse në UFC.

Duke folur në një konferencë për media pas meçit, White zbuloi se ishim me fat që e pamë Khabibin duke luftuar të shtunën.

“Dëgjoni, ajo nëpër të cilën ka kaluar ky djalosh, të gjithë ne jemi me fat që e pamë sonte duke luftuar”, tha White për media.

“Po dëgjoj gjëra që nuk i dija më herët, të cilat ju do t’i dëgjoni sapo të flasë ai më vonë”, shtoi ai.

“Ai ishte në spital sepse e kishte thyer këmbën tri javë më parë. Ai i kishte thyer dy gishta të këmbës dhe një asht, apo kështu diçka. Kështu më tha ekipi i tij, por ai e kishte mbajtur të fshehtë. Ai është njëri prej njerëzve më të fortë në planet”, nënvizoi ai./Gazeta Express/