Filipçe pyet për Gruevskin: A do të arratiset në Rusi apo në ndonjë vend tjetër? - Gazeta Express
string(78) "filipce-pyet-per-gruevskin-a-do-te-arratiset-ne-rusi-apo-ne-ndonje-vend-tjeter"

Maqedoni

Gazeta Express

14/04/2026 11:24

Filipçe pyet për Gruevskin: A do të arratiset në Rusi apo në ndonjë vend tjetër?

Maqedoni

Gazeta Express

14/04/2026 11:24

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes një konference shtypi ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me të ardhmen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, pas ndryshimeve politike në Hungari dhe paralajmërimeve nga pushteti i ri në Budapest, transmeton Zyrtare.

“Tani shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë Nikola Gruevski, kur nuk ka më mbrojtës në Budapest? Për vite me radhë ai ka shijuar mikpritjen. A do të arratiset në Rusi apo në ndonjë vend tjetër, apo do të kthehet për ta vuajtur dënimin?”, deklaroi Filipçe.

Ai përshëndeti gjithashtu mesazhin nga autoritetet e reja hungareze se shteti nuk do të jetë strehë për persona që i shmangen drejtësisë, duke aluduar në paralajmërimet e Peter Magyar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement