Këtu është baza e jashtëtokësorëve në Tokë? - Gazeta Express

Mistere

Gazeta Express

08/06/2021 1:24

Këtu është baza e jashtëtokësorëve në Tokë?

Mistere

Gazeta Express

08/06/2021 1:24

Teoricienët e konspiracionit besojnë se ata kanë zbuluar një bazë të jashtëtokësorëve në Antarktidë duke shikuar foto të Google Earth, derisa kanë thënë se jashtëtokësorët tashmë janë në Tokë.

Një gjuetar i jashtëtokësorëve beson se ata kanë gjetur një bazë amë dhe provë që jashtëtokësorët janë në Tokë. Një video e shkarkuar në kanalin e njohur për teori të konspiracionit “Behind the Scenes” tregon një anomali misterioze rreth 180 kilometra në brigjet e Antarktikes. Afër sipërfaqes, aty janë disa vija të drejta të cilat lidhën pingul me njëra-tjetrën.

Struktura e çuditshme mund të haset në Google Earth, në koordinatat: 63°59’56.79″S 118°43’44.48″E.

“Një strukturë e madhe nënujore 180 km në brigjet e Antarktikes tregon, nga shumë objekte të tjera, mure të mëdha. Supozohet, që kjo strukturë e madhe janë mbetje të një banimi të madh antik apo është bazë shumë e madhe nënujore, e cila është ndërtuar mijëra vite më parë?”, shkruan në përshkrimin e videos të postuar nga Behind the Scenes.

Gjuetari i njohur i jashtëtokësorëve, Scott Waring ka reaguar shpejt pasi që e ka parë këtë video, duke thënë se kjo është provë e një baze të jashtëtokësorëve. Waring e ka analizuar strukturën dhe beson që ka hapësirë për një bazë apo një depo për anije kozmike që mund të aterojnë në këtë strukturë.

Teoricieni i konspiracionit ka shtuar që nëse bëhet një ekspeditë do të shpalos që aty ka jashtëtokësor, për të cilët ai beson se banojnë aty. “Struktura ka shumë kënde në të djathtë të cilët kanë të njëjtën madhësi dhe mprehtësi”, ka shkruar ai në UFO Sightings Daily, transmeton GazetaExpress.

“Në zonën numër tre, nga foto, shoh një pjesë më të madhe të strukturës, që mund të jetë hyrja kryesore për mjetet, aterimin e anijeve kozmike. Simetria,  hijet dhe forma të gjitha tregojnë se kjo është një bazë e jashtëtokësorëve. Ne duhet ta organizojmë një ekspeditë dhe ta konfirmojmë këtë”.

“Ekspedita duhet ta këtë një radar nëntokësorë në rast se struktura është e mbuluar nga bora apo akulli”.

Megjithatë, disa të tjerë japin më shumë shpjegime logjike për bazën e supozuar të jashtëtokësorëve. Struktura misterioze duket se është shkaktuar nga problemet me renderim të fotografive nga Google Earth.

“Një iluzion për shkak se të dhënat nuk janë të përputhura”, ka komentuar një person pranë videos origjinale.

Astronauti Chris Impey, nga Universiteti i Arizonës, ka thënë se shumica e teorive për UFO-të kanë shpjegime të “thjeshta”. Ai argumenton se ka miliarda objekte në hapësirë dhe në Tokë të cilat mund të thuhet se janë UFO, për shkak të formës së tyre.

“Shumica e UFO-ve kanë një shpjegim të thjesht. Gjysma e tyre mund të jenë meteor, topa të zjarrtë që vinë nga planeti i Venerës”, ka thënë ai për The Conversation. “Objekte të tilla familjare janë të njohura për astronautët, por, gjithmonë ato nuk janë të njohur për njerëzit e thjesht”. /GazetaExpress/