Astrologu Jorgo Pulla ka bërë një parashikim të horoskopit për muajin qershor. Ai bëri një parashikim të hollësishëm për të gjitha shenjat, për fushën ekonomike, karrierën dhe dashurinë.
Dashi
Çështjet ekonomike do të përmirësohen. Do të kenë mundësi më të mirë me kohën, me Marsin në Virgjëreshë, do t’i japin rëndësi çështjeve të mëdha që do të bëhen dhe prioritet do të jenë lidhjet e dashurisë. Kontratat që bëhen nuk ka shanse të prishen. Njohja kthehet në lidhje serioze dhe martesë. Në lidhje me anën shpirtërore të palidhurit kanë shumë shanse shpirtërore.
Demi
Zhvillime të rëndësishme. Dy çështje problematike që ka pasur, janë më të hapur. Kanë ndikime me udhëtime të largëta. Është periudhë e shkëlqyer për karrierën e tyre. Ndërsa lidhjet që kanë shkëputje ecin drejt e në altar.
Binjakët
Bëhen më praktikë më entuziastë. Kanë një moment shumë të mirë. Por futja e Jupiteri dhe ndikimi më i madh në shtëpinë e vet jep një mundësi të artë. Jep mundësi ideale dhe vjen një moment që fillojnë një ndikim të ri. Në fushën e dashurisë edhe pse kanë pasur disa debate është momenti më i mirë, për stabilitet. Mbyllen çështje të së shkuarës dhe është një moment shumë pozitiv.
Gaforrja
Duket se ka disa mundësi, në 9 qershor vjen një epokë e re. Një ndikim shumë të madh që kanë në pasuri të paluajtshme. Do të kenë ndryshime të mëdha në çështje të ligjeve. Atë që kanë për ta marrë do ta marrin. Ndryshimin e punës që kanë për ta bërë është momenti më i mirë. Në lidhje me dashurinë ky qershor ka një ndikim. Ana pozitive që ata kanë, një lidhje që ka më shumë se tre muaj bëhet familjare, në martesë. Në fushën e dashurisë është momenti i duhur për stabilizim
Luanët
Muaj organizimi për përgatitje të brendshme. Hyrja e Afërditës në dem, në lidhje me reputacionin, kanë ndikime të mëdha. Dinë shumë mirë çfarë ndodh janë universalë dhe dinë të ndikohen aty ku ata kërkojnë punën e tyre më të mirë. Është një moment shumë i mirë në lidhje me punën. Do të thoja që të jenë të kujdesshëm me kë bisedojnë. Shanset pozitive janë pas datës 10. Në fushën e dashurisë, është mirë që të stabilizojnë lidhjen e tyre.
Virgjëresha
Puna, karriera, kanë një mundësi të mirë. Nga data 7deri në 15 do kenë ndryshime rrënjësore. Do të lëvizin nga një vend punë, por duhet të kenë kujdes atje ku firmosin.
Peshorja
Duket se ky qershor sjell në plan të parë lidhjet personale. Edhe në lidhje me punën do kenë mundësi për një burim të ardhurash të dyta. Janë menaxhues perfekt në punën e tyre. Me hënë e re në gaforre shënon një kapitull i ri në karrierën e tyre dhe do të përfitojnë. Në dashuri të palidhurit kanë mundësi të artë tani dhe ky është muaji më vendimtar dhe më i miri i vitit dhe është koha ideale.
Akrepi
Të gjithë çështjet e punës karrierës vendimet, marrin fund gabimet se të shkuarës. Kanë disa mundësi të arta tani. Dhe me lëvizjet që do bëjnë kanë një moment mjaft pozitiv. Dinë shumë mirë çfarë bëjnë dhe ku shkojnë. Është koha për ndryshime, do kenë shumë lëvizje me jashtë. Dhe aplikoni se koha është perfekt. Në fushën e dashurisë, lidhjet me pengesa, apo shkëputjet, kanë bashkim. Është koha shumë e mirë për të bërë gjëra të tilla. Është koha perfekte.
Shigjetari
Qershori sjell transformime të rëndësishme. Ndikime të mëdha që kanë të bëjnë në fusha të ndryshme. Është koha për lëvizje të mëdha. Duke pasur parasysh në lidhje me punën apo financave, në 9 qershor kanë mundësi të kontratave të rëndësishme. Padrejtësisë që bëhen, probleme të ndryshme që kanë pasur, në këtë aspekt jepen horizonte. Dashuria, duket se koha është në favor të tyre dhe momenti më ideal. Nga data 5 qershor deri në 14 është koha më e mirë për stabilizim
Bricjapët
Një periudhë që kanë tani është e mirë. Çështjet e lëna pezull, mund të themi se favorizohen në çështje ligjore, apo kontrata. Është momenti më i mirë për të zgjidhur probleme me dokumentacionin. Ndërsa për çështje që kanë të bëjnë me punë vjen një moment stabilizimi për ndikime të mëdha ekonomiko financiare. Në dashuri kanë një moment fantastik.
Ujori
Shëndeti dhe puna, dhe ndikimet e mëdha. Është mirë të bëjnë një vizitë tek mjeku. Kjo kohë ka të bëjë shumë me çështje ekonomike financiare. Janë shumë pozitiv. Në fushën e dashurisë duket se gjërat janë shumë pozitive dhe për lidhje të reja.
Peshqit
Sa për lidhjen me disa çështje punë, duhet të kenë kujdes nga disa biseda që mund të kenë bërë dikur. Disa sekrete dalin në sipërfaqe. Kanë një moment shumë të mirë. Janë shumë të dhënë pas punës. Në lidhje me çështjet shpirtërore lidhje me dem dhe akrep janë shumë të mbara.