Këto komuna patën më së shumti dëme në rrjetin elektrik nga erërat e forta - Gazeta Express
string(74) "keto-komuna-paten-me-se-shumti-deme-ne-rrjetin-elektrik-nga-ererat-e-forta"

Gazeta Express

27/02/2020 14:40

Këto komuna patën më së shumti dëme në rrjetin elektrik nga erërat e forta

Gazeta Express

27/02/2020 14:40

Erërat e forta që përsëri e kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se erërat e mbrëmshme kanë thyer shumë shtylla, ku si pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Lexo Edhe:

Buzhala ka treguar se komunat më të prekura nga këto prishje kanë qenë ajo e Skenderajt dhe e Vushtrrisë, por, sipas tij, shumicës së konsumatorëve u është rikthyer energjia elektrike.

“Kemi mobilizuar menjëherë ekipet të cilat janë të pajisura me makineritë përkatëse kanë arritur të sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Buzhala.