Këtë të premte ju pret finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova – kush po e fiton? - Gazeta Express
string(79) "kete-te-premte-ju-pret-finalja-e-madhe-e-big-brother-vip-kosova-kush-po-e-fiton"

TV/Film

Gazeta Express

14/03/2023 20:21

Këtë të premte ju pret finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova – kush po e fiton?

TV/Film

Gazeta Express

14/03/2023 20:21

Keni bërë plane për këtë të premte mbrëma? Anuloni gjithçka dhe qëndroni pranë ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion, sepse finalja e madhe e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova po vjen!

Këtë të premte duke filluar nga ora 21:00, pas më shumë se 100 ditëve, do të zhvillohet finalja e edicionit të parë të BBVK-së, derisa gara po vazhdon të bëhet seç herë më e zjarrtë.

Lexo Edhe:

Vedati, Xhuli, Stresi, Mbresa dhe Artani janë të pestë konkurrentët që synojnë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Por, cili prej tyre do të triumfoj? Këtë e zbulojmë bashkë këtë të premte, derisa e tëra varet nga ju dhe SMS që ju i dërgoni.

Prandaj, vazhdoni të votoni sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në zbulimin e emrit të fituesit apo fitueses së edicionit të parë të këtij projekti gjigant të televizionit, i cili në Kosovë u realizua për herë të parë.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.